E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunesia ne Greqi arrin ne 16.5 perqind

Papunesia ne Greqi eshte rritur ne mase te madhe nderkohe qe punonjesit pergatiten per nje greve te pergjitheshme dy ditore per te protestuar planet per te shkurtuar rrogat dhe shkurtuar 30 mije punonjes qeveritare.

Qeveria greke tha te marten se papunesia arriti ne 16.5 perqind ne korrik duke ju afruar rekordit te vene ne muajin maj. Punonjesit e rinj ishin nder me te prekurit me dy te papune ne cdo pese persona.

Raporti i papunesise doli nderkohe qe nje vale ndalimesh pune pushtuan Greqine para fillimit te planifikuar te greves se pergjithshme per sot dhe te enjten.

Kryeministri Papandreu i ka kerkuar parlamentit qe te miratoje nje plan te ri shtrengimesh buxhetore ne menyre qe kreditoret nderkombetare ti japin atij vendi kestin prej 159 miliard dollaresh. Greqia thote se do te falimentoje nese nuk merr kete ndihme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›