Bulqize 1 i vdekur dhe 7 te plagosur nga shperthimi ne nje galeri te minieres

Ne Shqiperi nje shperthim ndodhi sot ne minieren e Bulqizes ne veri te vendit ku per pasoje humbi jeten nje punonjes i minieres ndersa 7 te tjere mbeten te plagosur.
Shperthimi ndodhi ne nje nga galerite ku po kryeheshin matjet e gazrave sqaroi kompania austriake e cila administron minieren.
Ndersa nje nga punonjesit u nxorr pa jete nga rrenojat dy te tjere u derguan me shpejtesi ne spitalin ushtarak ne Tirane ku ju nenshtruan nderhyrjeve kirurgjikale.
Te tjeret u shtruan ne spitalin e Bulqizes pa shenja te rrezikut per jeten. Sipas ministrise se ekonomise qe prej nje jave ishte leshuar nje urdher per ndalimin e punimeve ne miniere derisa te garantoheshin kushtet e sigurise.
Deri pak jave me pare puna ne kete miniere ishte bllokuar per shkak te nje greve te gjate te minatoreve qe kerkonin rritje page dhe permiresim te kushteve te punes.