E Diel, 1 Nëntor 2026

Papunësia në Spanjë shënon rekord të ri

Gazeta Shqip

Kriza

papunesia spanjePapunësia në Spanjë shënoi një rekord të ri në masën 27.2 për qind të forcës punëtore në tremujorin e parë të vitit 2013, bëhet e ditur nga statistikat zyrtare. Numri total i të papunëve në Spanjë tashmë ka kaluar në 6 milionë, megjithëse shpejtësia e rritjes është ngadalësuar së fundmi.

Papunësia e lartë vë në dukje vështirësitë e Spanjës për tu rimëkëmbur nga kriza ekonomike që filloi pesë vjet më parë. Një demonstratë e madhe në Madrid pritet të planifikohet kundër masave të shkurtimit të shpenzimeve.

Të premten, Kryeministri Mariano Rajoy do të shpallë masat që synojnë të ndalojnë recesionin në ekonominë e katërt më të madhe në eurozonë.

Këto shifra janë më keq nga sa pritej dhe vënë në dukje situatën e rëndë të ekonomisë së Spanjës, si dhe lidhjen tronditëse mes vështirësive në sektorin financiar dhe ato të ekonomisë reale, tha Jose Luis Martinez, një ekspert në Londër.

Javën e kaluar, Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi se ekonomia e Spanjës do të reduktohet më tej këtë vit me 1.6 për qind dhe se papunësia do të arrijë kulmin në 27 për qind.

Shifra e papunësisë është më e larta që nga viti 1976, viti pas vdekjes së diktatorit Francisco Franco, kur Spanja filloi tranzicionin drejt demokracisë. Deri në vitin 2007, Spanja kishte një normë papunësie prej 7.9 për qind, por kriza solli kolapsin e sektorit të ndërtimit, i cili është një sektor pune intensiv.

Të mërkurën, Rajoy i tha Parlamentit se situata në tregun e punës për periudhën në vijim nuk do të jetë e mirë, por do të jetë më pak keq sesa vitet e shkuara. Shpresa e tij është që gjërat të përmirësohen duke filluar nga viti i ardhshëm.

Papunësia në Spanjë shënon rekord të ri burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›