E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunesia sfida e Kosoves

Ambasadori amerikan ne Prishtine Christopher Dell zgjodhi nje konference te organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane per ti bere thirrje qeverise se ardhshme se duhet te punoje me seriozisht ne uljen e nivelit te papunesise korrupsionit dhe ne zhvillimin ekonomik te vendit.

Cdo sondazh qe kam pare dhe me cdo qytetare qe jam takuar mungesa e vendeve te punes dhe mungesa e te ardhurave materiale dhe korrupsioni jane shqetesimet kryesore te ketij vendi. Kushdo qe ti fitoje zgjedhjet e ardhshme duhet te merret me keto sfida. Nese qeveria e ardhshme deshton ti beje keto atehere Kosova do te jete nje vend me telashe te medha do te kete shume me teper kritika per vendin tuaj sesa cka patur ne vitet e kaluara eshte shprehur Dell.

Ambasadori Dell e mori fjalen pas prezantimit te nje hulumtimi te odes amerikane ekonomike ne Kosove lidhur me interesimin e afaristeve te huaj per te investuar ne Kosove.

Ne kete kuader ambasadori Dell foli edhe per natyren e investitoreve qe sic i quajti ai konsverative dhe duhet me shume pune per ti bindur se Kosova eshte nje vend i sigurt per te investuar.

Hulumtimi me titull Kosova ne syte e investitoreve te huaj ka vene ne pah se investitoret potenciale nuk jane shume te informuar me potencialet qe ofron Kosova megjithese fushata meditike Europianet e rinj ka patur ndikimin e saj pozitiv.

Anketat jane bere kryesisht me investitoret qe jane prezent ne shtetet e Europes juglindore. Ky hulumtim arriti ne perfundimin se asnje nga respodentet nuk eshte kontaktuar nga ndonje institucion apo agjenci shteterore e Kosoves.

Sidoqofte me shume se gjysma e tyre konfirmojne gatishmerine per te investuar ne Kosove por pasi te informohen mbi mjedisin e saj biznesor.

Informacioni mbi mjedisin biznesor te Kosoves dhe kriza financiare globale jane ne fakt dy nga arsyet kryesore qe investitoret e huaj hezitojne te investojne ne Kosove.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›