E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci premton vizat dhe NATO

Kryeministri Thaci premtoi se ne rast te rimandatimit brenda 15 muajve te pare te qeverisjes Kosova do te perfshihet ne procesin e liberalizimit te vizave dhe brenda 4 viteve Kosova do ta shohe veten e anetaresuar ne NATO.

Ne vazhdim te intervistes se tij ne Top Show kryeministri i Kosoves u shpreh i bindur per arritjen e objektivave. Ai tha se si qellim ne jeten e tij ka patur lirine e Kosoves pavaresine e saj dhe anetaresimin e vendit ne organizatat euro-atlantike.

Persa i perket bisedimeve me Serbine kryeministri tha se fakti qe do te mbahet nje dialog mes dy vendeve ne nje fare menyre eshte pranim i pavaresise se Kosoves nga ana e Beogradit. Thaco perjashtoi mundesine e diskutimit te ceshtjeve territoriale dhe te kufijve me Serbine dhe u shpreh i bindur se ne fund te ketij procesi bisedimesh Serbia do te njohe pavaresine e Kosoves.

Brenda 15 muajve nis procesi i liberalizimi te vizave ndersa brenda mandatit 4 vjecar vendi do te anetaresohet ne NATO. Nisja e procesit te bisedimeve me Serbine eshte pak a shume nje njohje e Kosoves nga ana e Serbise. Jam i bindur se Serbia ne fund te procesit te dialogut do te njohe Kosoven si shtet te pavarur. Kosova nuk do te diskutoje per kufijte dhe territorin u shpreh kryeministri ne ikje i Kosoves Hashim Thaci.

Lideri i PDK-se ne fund te fjales se tij premtoi gjithashtu se brenda kater vitesh Kosova do te arrije njohjet e nevojshme te pavaresise per tu anetaresuar ne OKB.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›