Papunësia zbret në nivelin 8.8%, ndikim tre sektorë të ekonomisë: Industria, shërbimet e bujqësia

Viti 2024 shënoi një rënie të papunësisë, e cila arriti një nivel të ri prej 8.8%. Në fund të vitit 2023 ky tregues ishte 10.7 %.
E thënë ndryshe popullsia në moshë pune 15-64 vjeç janë integruar në tregun e punës për vitin që lamë pas.
Drejtorja e INSTAT, Elsa Dhuli, bëri publike shifrat zyrtare, sipas të cilave shkalla e punësimit është rritur krahasuar me fundin e vitit 2023.
“Këto tregues janë reflektim i dinamikave social-ekonomike të vendit si dhe i rishikimit të metodologjisë bazuar në të dhënat më të fundit demografike”, tha Dhuli.
Bazuar në të dhënat e institutit të statistikave tre janë sektorët që kanë kontribuar pozitivisht në këto shifra të përmirësuara të tregut të punës.
“Të tre sektorët kanë impakt pozitiv. Industria, shërbimet dhe bujqësia, por fokusi më i madh është te shërbimet”, tha Dhuli, drejtore e INSTAT.
Përmirësimi i shifrave në tregun e punës vjen edhe si pasojë e rezultateve të censit 2023, ku Shqipëria rezultoi me 420 mijë qytetarë më pak.
Prej vitesh tregu i punës është në kërkim për punonjës për shkak të emigrimit të lartë.
Mungesa e forcës së punës konsiderohet si armiku kryesor i ekonomisë./vizionplus.tv