E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paqartesi lidhur me operacionet ndaj Libise

Paqartesite ne lidhje me drejtimin ushtarak te operacionit ne Libi si dhe qellimet dhe kushtet e tij jane te medha. Perfaqesuesja e BE-se per Politiken e Jashtme Catherine Ashton e shpjegon fare thjeshte kete problem Koordinimi nuk eshte problemi i vertete. Problem jane mendimet e ndryshme te 27 vendeve anetare. Keto shtete jane sovrane dhe besojne me pasion qe duhet te kene te drejten per te ndjekur nje politike mbrojtjeje qe e vendosin vete. Kjo con ne qendrime te ndryshme. Vendimtare per KS eshte qe askush nuk votoi kunder rezolutes.

Megjithate Gjermania e cila eshte anetare e perkohshme e KS abstenoi dhe nuk do te marre pjese ne asnje lloj aksioni ushtarak ndaj dhe perreth Libise. Jo zyrtarisht por ne media te ndryshme qe prej ketij momenti behet fjale per tradheti te Gjermanise ndaj nje politike te perbashket. NATO-ja vendosi nderkohe qe ta kontrolloje rruget detare per te realizuar embargon e armeve ndaj Libise.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Catherine Ashton Ne samitin e BE-se per Libine

NATO do te pengoje regjimin e Gaddafit te mbledhe arme dhe mercenare

Zedhenesja e NATO-s Oana Lungescu dha per kete keto shpjegime Qellimi eshte qe te ndalojme furnizimet me arme si dhe hyrjen ne Libi te mercenareve per tiu bashkangjitur regjimit te Gadafit. Ne e dime qe regjimi i Libise ka blere ne te kaluaren shume arme dhe ka grumbulluar shume mercenare. Sipas informacioneve te sherbimeve sekrete ne e dime se kjo gje vazhdon. Per kete eshte shume e rendesishme qe NATO te filloje tani te ndermarre hapa per ta ndaluar nje gje te tille si pjese te perpjekjeve nderkombetare per ti dhene fund dhunes ndaj popullit libian.

Lungescu u beri thirrje vendeve fqinje me Libine qe te ndihmojne per te zbatuar bllokaden ndaj Libise ne kufijte e saj tokesore. Pas vendimit per bllokaden detare ndaj Libise Gjermania i terhoqi anijet e saj luftarake prej komandes se NATO-s. Nje oficer i NATO-s ne Bruksel tha se megjithe kete vendim Gjermania brenda radheve te NATO-s nuk shihet me sy kritik.

Me vendimin per realizimin e embargos se armeve nuk eshte sqaruar ende ceshtja nese NATO-ja do te mbikqyre edhe zbatimin e embargos se armeve. Deri tani kjo mbikqyrje ishte nje aksion i shteteve te vecanta nen drejtimin e Frances Britanise se Madhe dhe SHBA. Shumica e shteteve te NATO-s duan qe kete detyre ta marre persiper aleanca por kunder kesaj ideje eshte Franca.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Oana Lungescu zedhenese e NATO-s

NATO vepron por nuk po tregon unitet

Zedhenesja e NATO-s Oana Lungescu tha se ne kete drejtim nuk eshte marre ende ndonje vendim Keto jane diskutime te veshtira per tema teper te veshtira. Por ju e shihni qe 28 vendet aleate flasin me nje ton dhe fryme konstruktive me njeri-tjetrin. Vendet aleate e kane bere nderkohe hapin e pare per te vene ne jete rezoluten 1973 te KS. Dhe une besoj se eshte e rendesishme qe NATO eshte e nje mendjeje dhe qe NATO vepron.

Por ne fakt per veprim te NATO-s mund te flitet vetem deri ne nje fare menyre kurse per unitet ne radhet e saj as qe mund te behet fjale.

Autor Christoph Hasselbach

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›