E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paqe e thyer mes myslimaneve komplotistet padisin Mucen

18/10/2010Regjistrohen padite ne gjykaten e Tiranes per kryetarin e KMSH-se Selim Muca

Mariglen Mullai

TIRANE- Pas javesh paqeje ne heshtje mes krereve te myslimaneve ka nisur beteja ligjore. Tashme radhen e ka kryetari Selim Muca i cili duhet te perballet me gjykaten e Tiranes per shkarkimin e 4 zyrtareve qe ai vete i pati cilesuar komplotiste te Komunitetit Mysliman Shqiptar. Nga burimet zyrtare te gjykates se kryeqytetit mesohet se padia eshte regjistruar me 12 tetor dhe dosja i ka kaluar per gjykim gjyqtares Manjola Bejleri. Ceshtja gjyqesore mban numrin 12464 dhe paditesit Ali Hallaci Betim Truci Bujar Topciu dhe Ilir Vokshi kerkojne shfuqizimin e vendimeve te Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman te datave 18 shtator dhe vendimeve me numer 12 dhe 13 te dates 15 shtator 2010 te Kryesise se Komunitetit Mysliman te Shqiperise dhe kthimin ne gjendjen e meparshme. Ish-sekretari i pergjithshem i KMSH-se Betim Truci kryetari i Keshillit te Pergjithshem te KMSH-se Ilir Vokshi dhe myftinjte Ali Hallaci e Bujar Topciu u shkarkuan fillimisht me nje mbledhje te kryesise se KMSH-se te mbledhur nga kryetari Selim Muca ne daten 15 shtator. Tri dite me pas ne nje mbledhje urgjente te Keshillit te Pergjithshem me nje pjesemarrje ne rreth 90 per qind te myftinjve dhe te anetareve te tjere dhe me nje votim unanim u kryen shkarkimet e kater zyrtareve te larte te KMSH-se Truci Vokshi Topciu dhe Halluci.

Shkarkimet

Vendimi erdhi pas nje perplasjeje te pazakonte ne kryesine e KMSH-se. Ishin te paret Vokshi Truci dhe Halluci te cilet deklaruan se kishin organizuar nje mbledhje te jashtezakonshme te dy kryesive ate te KMSH-se dhe ate te Keshillit te Pergjithshem. Ne kete mbledhje u deklarua se dy kryesite e mbledhura kishin pezulluar Selim Mucen si kryetar i KMSH-se. Organizatoret e mbledhjes deklaronin se kishin shumicen e mjaftueshme per te kryer nje shkarkim te tille. Muca reagoi duke deklaruar se nuk njihte shkarkimin e tij nga nje mbledhje e tille dhe se i vetmi institucion sipas statutit ishte votimi ne Keshillin e Pergjithshem. Te nesermen pati perplasje mes kundershtareve ne zyrat e kryesise se KMSH-se dhe prani te policise por nuk pati konfrontime.

Perplasjet

Koherat e skandaleve mes krereve te myslimaneve te Shqiperise marrin kuptimin e vertete vetem ne 2 prej momenteve me te nxehta pronat dhe rrymat. Qekur ky komunitet i humbi pronat ose me sakte ua rrembeu sistemi monist ata ne heshtje i kane kerkuar per te shperthyer pas viteve 90. Ne krye te heres zeri ishte me i bute derisa u shnderrua ne zhurme plumbi kur Salih Tivari ish-kreu i KMSH u vra ne zyre. Thuhej se e vrane pronat. Me tej moment tjeter i nxehte mes myslimaneve eshte edhe rryma. Te shkolluarit ne Siri Arabi Iran etj jane vene ne shenjestren e Antiterrorit per shkak te natyres se ashper te predikimeve te tyre. Vija tjeter i perket tipave si Muca Tivari etj ku zoterojne toleranca mes feve dhe metodat e buta te predikimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›