E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paqe ne Shkoder Kastrioti mposht Lacin

Vllaznia dhe Teuta jane ndalur ne nje barazim pa gola ne ndeshjen e javes se 7-te te Superliges te luajtur sot ne stadiumin Loro Borici te Shkodres.

Asnje prej skuadrave nuk ka mundur te marre me shume se nje pike ne nje ndeshje qe nuk e ka kaluar nivelin mesatar. Pas kesaj ndeshjeje Vllaznia mban vendin e katert me 11 pike ndersa Teuta renditet e gjashta me 9 pike. Ne ndeshjen tjeter te dites se sotme Kastrioti ka mundur Lacin 3-1 duke marre nje fitore me vlere ne shtepi.

Ishte skuadra krutane ajo qe dominoi gjithe ndeshjen duke shenuar tre here ne porten mike ndersa lacianet kane shenuar ne fund te takimit golin e nderit. Kastrioti largohet nga zona e ftohte duke u ngjitur ne vendin e nente me 7 pike ndersa Laci renditet i pesti me 10 pike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›