Paqëndrueshmëria politike në Greqi trondit bursat evropiane

"Tendenca mbetet shumë e paqëndrueshme në Evropë, për shkak të frikës së vazhdueshme për sa i përket situatës në zonën euro, veçanërisht influencës së Greqisë'', theksojnë analistët e ''IG Markets'' për “AFP”-në.
Në mbyllje, bursa e Frankfurtit humbi 1,90 për qind, Bursa e Londrës 1,78 për qind, e Milanos 2,37 për qind dhe e Parisit me -2,78 për qind.
Ndërkohë, bursa e Athinës ka vazhduar me rënie të mëdha duke u mbyllur me humbje prej 3,62 për qind pas një humbje me 6,67 për qind një ditë më parë.
Pas zgjedhjeve të së dielës, Partia fituese e Samarasit nuk arriti dot të krijonte qeverinë e re, në këtë mënyrë Presidenti Papulias ngarkoi me detyrën e krijimit të qeverisë liderin e SYRIZA-s, grup politik kundër masave shtrënguese. Por analistët grekë thonë se edhe Aleksis Cipras do ta ketë të pamundur të krijojë një qeveri që të marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve./Start/
2012-05-09 09:24