Filipine, 17 persona humbin jetën nga zjarri

17 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një qendër tregtare në Filipine.
Zyrtarët thanë se shumica e viktimave në qytetin Butuan ishin punonjëse në këtë ndërtesë.
Raportohet se tre persona i kanë shpëtuar zjarrit, që ndodhi sot në orët e para të mëngjesit, duke u hedhur nga kati i dytë i ndërtesës.
Nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa hetimet po vazhdojnë.