Paqeruajtësi shqiptar në Afganistan plagos shokun pas zënkës
Share
Një ushtar i kompanisë paqeruajtëse shqiptare në Afganistan ka plagosur shokun e tij me automatik, për motive të dobëta. Burime nga Ministria e Mbrojtes thonë se një paqeruajtës i quajtur K. Hadaj, ka plagosur shokun e tij E. Begaj, pas një zënke. Begaj ëshët jashtë rrezikut për jetën dhe me rastin në fjalë po merret Komanda.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë kujdes që lajmi të mos bëhet publik për shkak të shqetësimeve që mund të ngjallë në familje dhe reputacionin e kompanisë sonë.