E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli- Kover: Hungaria do të mbështesë pa kushte Shqipërinë

Ndërsa Bashkimi Eruropioan lexonte progres raportin ku vendit tonë iu mohua sërish statsusi kandidiat, një nga vendete anëtare të këtij unioni, Hungaria siguron për mbështetje të vendit të tij për sfidat e integruese të vendit tonë në këto struktura. Gjatë një takimi që kryeparlamentarja Topalli pati me kreun e asdamblesë kombëatre të Hungarisë Laslo Kover, ky i fundit ndërsa ka vlerësuar progresin që ka shënuar vendi unë në këtë rrugë tha se Hungaria do të mbështesë pa kushte vendin tonë në këtë drejtim.

Nga ana tjetër kryeparlamentarja Topalli ndërsa bëri një pasqyrim të zhvillimeve të fundit në vend theksoi vullnetin për të vijuar me reformat në rrugën e i ntegrimit. Takimi ndërmejt dy homolgëve u zhvilluar pas punimeve të Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor në Hungari. Në qendër të bisedimeve të kësaj Konference ishin dimensionet e integrimit, siguria, sfidat ekonomike, perspektiva e Ballkanit Perëndimor . Përveç zonjës Topalli të pranishëm ishin edhe kryeparlamentarët e Hungarisë, Kroacisë, Malit të zi, Maqedonisë, Serbisë, Bosnje Hercegovinës, ndërsa për herë të ishte edhe kryetari i parlamentit të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›