Para + Paraqitje = Çift
Para + Paraqitje = Çift. Ky është rezultati i fundit i bërë nga një kompani martesash në SHBA
Burrat rendin pas paraqitjes dhe gratë pas parave. Ky është përfundimi i një studimi të bërë në Amerikë muajt e fundit. Studimi është bërë nga një organizatë “Natural Selection” e cila merret me martesa dhe takime çiftesh. Natural Selection ka marrë reagime të ndryshme nga njerëz të ndryshëm në takimin e parë të tyre. Organizatori, Jeremy Abelson thotë se: “Një burrë që kërkon të tërheqë gruan e jetës së tij duhet të vihet para kriteresh shumë të forta. Meshkujt nën 25 vjeç është parë se kanë sukses nëse bëjnë 200 mijë dollarë në vit fitime, meshkujt midis 26 dhe 30 për 300 mijë dollarë në vit. Mbi 30? Shuma e kërkuar i kapërcen të 500 mijë dollarë”.
“Burrat në pleqëri duhet të vlejë 2 miliardë dollarë që të tërheqin vëmendjen e femrave amerikane”- thotë Abelson.
Ndërsa për gratë ka vetëm një kriter: bukuria. E vetmja që vlerësohet nga meshkujt. Edukimi, profesioni, personaliteti dhe të ardhurat në përgjithësi nuk merren fare në konsideratë nga meshkujt.
Kur filloi studimi nga Natural Selection u pa se kërkesat më të mëdha nga ana e burrave ishin për ato femra që kishin lënë në redaksi foto të bukura. Ishin tërhequr më shumë ato femra që kishin pozuar si mace ose me të brendshme seksi.
Por ka edhe të tjerë që mendojnë se paratë dhe paraqitja nuk kanë të bëjnë. “Burrat mund të tërhiqen edhe nga një femër jo e bukur mjafton të sillet në atë mënyrë që të tërheqë atë”.
Natural Selection që ka bërë dhe studimin ka arritur që të çojë në altar më shumë se 750 çifte.
Aty takimet organizohen në mënyrë të veçantë. Psh takimi më i afërt është në datë 7 shkurt. Kompania lë një takim për të gjitha çiftet sipas preferencave të tyre. Ata takohen të gjithë në një restorant për 6 deri në 8 minuta. Vajzat rrinë ulur ndërkohë që djemtë lëvizin në secilën tavolinë. Kur koha mbaron të gjithë pjesmarrësit si vajza dhe djem shkruajnë në një letër djalin ose vajzën që do të kishin dëshirë ta shihnin sërish. Nëse takon që dy kanë shkruar të njëjtën gjë atëherë ata marrin informacionin e nevojshëm për njëri tjetrin nga kompania që është ndërmjetëse.
Është shumë interesant ky lloj takimi – thotë Tireney një prej pjesmarrësve. “Unë nuk po kërkoj një burrë të pasur”- por shtoi- statusi monetary është diçka që e vlerësoj nëse pranoj të lidhem me dikë. Në fund të fundit “Unë po kërkoj dikë që të kaloj mirë”- përfundon ajo.