Puna më e vështirë në Tiranë, ajo e taksistit
Cili mendoni se është profesioni më stresues dhe më i vështirë sot në Botë. Një oficer policie, një zhytës nën ujë? Jo, sipas një studimi të bërë muajt e fundit, profesioni më i vështirë dhe stresues sot në qytetet e mëdha është taksisti. “Është një punë shumë e vështirë, fizikisht dhe mendërisht, trafiku po rëndohet dita ditës”- thotë Altin Shkurti, një prej taksistëve të shumtë të rrugëve të Tiranës. Përveç rrugëve në ndërtim, trafiku më shumë rëndohet edhe për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit. Për shumë njerëz është stresuese nëse ngelet qoftë edhe për pak minuta në trafik por imagjino sikur ai trafik të jetë i përditshëm, çdo orë, është puna juaj!. Kjo është edhe arsyeja pse taksistët janë njerëzit më të stresuar kur bëhet fjalë për punën e tyre.
Në botë të jesh taksist është një profesion i vështirë që do të paktën tre vjet të mësohet. P.sh në Britani taksistët duhet të kalojnë një test shumë të vështirë para se të futen në punë. Gjatë përgatitjes për testin, taksistët duhet të mbajnë mend përmendësh rrugët dhe vendet e gjithë Londrës. Minimumi që duhet të dinë janë 25 mijë rrugë. Ata duhet të çojnë dikë në destinacion pa qenë nevoja të hapin hartën.
Kërkimet kanë treguar se truri i taksistëve është më i madh se i njerëzve normalë. Duke mësuar kaq shumë rrugë, truri i tyre ka aftësi të rritet.
“Ne jemi në trafik gjatë gjithë ditës ndërkohë që stresi bëhet edhe më i madh pasi njerëzit që hypin në taksi kërkojnë të shkojnë në destinacion në një kohë sa më të shkurtër”- vazhdon Shkurti.
Në disa qytete të mëdha si në Londër apo të tjerë, për të lehtësuar trafikun në qendër vendoset një taksë. Pra makinat që duhet të kalojnë në qendër duhet të paguajnë një taksë. Kjo bën që trafiku të mos përqëndrohet në qendër ku është edhe ngarkesa më e madhe e makinave. Kjo metodë ka patur rezultat megjithatë me shtimin e makinave edhe kjo mënyrë sërish është joproduktive.