E Martë, 3 Nëntor 2026

‘Para për të mbyllur gojën’, Gjykata e Lartë e Nju Jorkut refuzon të dëgjojë apelin e Trump

Gjykata e Lartë e Nju Jorkut refuzoi të martën të dëgjonte apelin lidhur me urdhrin ndaj Donald Trump, duke lënë në fuqi kufizimet pas dënimit të tij për krim muajin e kaluar.

Gjykata e Apelit konstatoi se urdhri nuk ngre çështje “thelbësore” kushtetuese që do të kërkonin një ndërhyrje të menjëhershme.

Vendimi është pengesa më e fundit ligjore për ish-presidentin, i cili ka kundërshtuar vazhdimisht urdhrin që të ‘qep gojën’, i cili e pengon atë të komentojë mbi dëshmitarët, anëtarët e jurisë dhe të tjerët që ishin të përfshirë në çështjen e ‘pagesave për të mbyllur gojën’.

Por urdhëri mund të jetë jetëshkurtër. Gjyqtari i gjyqit, Juan M. Merchan, pritet të vendosë së shpejti mbi kërkesën e mbrojtjes për heqjen e urdhrit.

Avokatët e Trump depozituan një njoftim apeli në gjykatën e lartë të shtetit më 15 maj, gjatë gjyqit penal historik ndaj ish-presidentit. Ata argumentuan se urdhri ‘qep gojën’, kufizoi “fjalimin thelbësor politik të Trump për çështje me rëndësi qendrore në kulmin e fushatës së tij presidenciale”.

Por Gjykata e Apelit nuk u pajtua me këto qëndrime. Në një listë vendimesh të postuar të martën, gjykata tha se nuk do ta shqyrtonte automatikisht çështjen, duke shkruar se “asnjë çështje thelbësore kushtetuese nuk përfshihet drejtpërdrejt”. AP

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›