E Martë, 3 Nëntor 2026

Rriten shpenzimet e mbrojtjes. Stoltenberg: 23 aleatë të NATO në rrugën për të përmbushur premtimin

NATO ka raportuar se një numër rekord i vendeve anëtare po arrin objektivin e tyre të shpenzimeve për mbrojtjen këtë vit, në kontekstin e luftës në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të hënën se 23 nga 32 anëtarët e aleancës ishin në rrugën e duhur për të përmbushur një premtim dhjetëvjeçar për të shpenzuar të paktën dy për qind të PBB-së për mbrojtjen, një kërkesë e gjatë e Uashingtonit.

“Njëzet e tre aleatë do të shpenzojnë dy përqind të PBB-së ose më shumë për mbrojtjen këtë vit,” tha Stoltenberg.

“Aleatët e NATO-s po rrisin këtë vit shpenzimet e mbrojtjes me 18 përqind. Kjo është rritja më e madhe në dekada,” tha ai.

Kur aleatët e NATO-s bënë zotimin në një samit të vitit 2014, vetëm tre vende e arritën objektivin: Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Greqia, e cila ka tensione të gjata me Turqinë fqinje.

Stoltenberg raportoi për herë të fundit se rreth 20 aleatë po përmbushnin objektivin, me vendet dikur hezituese si Gjermania që rritën shpenzimet e mbrojtjes pas pushtimit rus të Ukrainës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›