E Hënë, 2 Nëntor 2026

Udhezimi i Hipotekes rastet per tapite qe merren pas legalizimit



Anilejda Shembitraku

Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ka hartuar nje udhezim te brendshem per regjistrimin e pasurive te paluajtshme te fituara me ane te ligjit per legalizimin urbanizimin dhe integrimin e zonave te ndertimeve informale.
Sipas burimeve nga ZRPP udhezimi u eshte shperndare te gjitha Zyrave Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te cilat tashme do ta kene me te lehte procedimin e regjistrimit te pasurive te legalizuara duke permbushur detyrimet ndaj qytetareve ne nje kohe me te shpejte.

Udhezimi
Ky udhezim parashikon qe te gjithe personat qe kane perfituar nga procesi i legalizimit do te informohen nga Agjencia Rajonale e Legalizimit per percjelljen e dokumentacionit nga ana e saj prane ZVRPP-se perkatese. Sipas udhezimit qytetaret duhet te paraqiten prane ZVRPP-se perkatese me njoftimin e ALUIZNI-t dhe te bejne pagesen e tarifes se sherbimit prane sporteleve te ZVRPP-se. Zyrat Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme duke filluar qe nga ky moment duhet ta shqyrtojne kerkesen brenda 15 diteve. ZVRPP-te nuk kane te drejte ti dergojne qytetarit Akt Verifikimi dhe per cdo lloj paqartesie apo mungese dokumentacioni duhet ti drejtohet Zyres Rajonale te Legalizimeve. Ne perfundim te procesit qytetari do te pajiset me Certifikate Pronesie ne rastet kur zona eshte ne Sistemin e Ri te Regjistrimit te Pasurive te paluajtshme ose me Vertetim Pronesie ne rastet kur zona perkatese nuk eshte ne Sistemin e Ri te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme.

Regjistrimi
Ne rastet kur Zyrat Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme nuk do te permbushin detyrimet ndaj qytetareve do te kene sanksione administrative nga ana e Zyres Qendrore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme.Udhezimi i miratuar parashikon regjistrimin e lejeve te legalizimit ne te gjitha rastet qe mund te shfaqen si ne rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet ne pronesi te atij qe ka ndertuar ne rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet ne nje parcele qe eshte ne pronesi te shtetit dhe ne rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet ne nje parcele ne pronesi private. Ne rastin e fundit do te procedohet kalimi i pronesise nga privat ne shtet ne baze te VKM-se per shpronesimet dhe me pas do te regjistrohet leja e legalizimit. Udhezimi i miratuar nga ana e Zyres Qendrore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme parashikon ne detaje edhe te gjitha problematikat e tjera qe mund te shfaqen pergjate regjistrimit te lejeve te legalizimit si ne rastet kur parcela ndertimore eshte me e vogel se pasuria e regjistruar apo e anasjella.
Rasti I
Kur trualli eshte i poseduesit te ndertimit

Ndertimi informal eshte ngritur mbi nje truall te regjistruar ne pronesi te poseduesit te ndertimit pa leje. Dokumentacioni i nevojshem per regjistrim i paraqitur nga Agjencia Rajonale e ALUIZNI-t do te jete Leja e Legalizimit te objektit Gen-Plani i objektit i hartuar si Plan-Rilevimi Fragment i ortofotos te objektit te legalizuar qe konfirmon ekzistencen e objektit para dates se kryerjes te fotografimit ajror. Planimetria e kateve te objektit te legalizuar. Cdo dokument tjeter teknik qe sherben per percaktimin e sakte te pasurise se legalizuar. Per shtesat anesore planimetria duhet te jepet per te gjithe objektin dhe te shenohet qarte pjesa e legalizuar. Regjistri i parceles ndertimore Kartela e regjistrimit e pasurise se legalizuar
HTR-ja e perditesuar azhornuar per te gjithe zonen informale.
Me paraqitjen e ketij dokumentacioni prane Zyres Vendore per nje pasuri te caktuar ne fillim do te identifikohet kartela perkatese.

Rasti II
Ndertimi eshte ngritur mbi nje truall ne pronesi shteterore

Dokumentacioni i nevojshem per regjistrim i paraqitur nga Agjencia Rajonale e ALUIZNI-t do te jete Leja e Legalizimit te objektit Gen-Plani i objektit i hartuar si Plan-Rilevimi Fragment i ortofotos te objektit te legalizuar qe konfirmon ekzistencen e objektit para dates se kryerjes te fotografimit ajror Planimetria e kateve te objektit te legalizuar. Cdo dokument tjeter teknik qe sherben per percaktimin e sakte te pasurise se legalizuar. Per shtesat anesore planimetria duhet te jepet per te gjithe objektin dhe te shenohet qarte pjesa e legalizuar Regjistri i parceles ndertimore Kartela e regjistrimit e pasurise se legalizuar HTR-ja e perditesuar azhornuar per te gjithe zonen informate Me paraqitjen e ketij dokumentacioni prane Zyres Vendore per nje pasuri te caktuar ne fillim do te identifikohet kartela perkatese shtet.

Rasti III
Ndertimi ngrihet mbi nje truall ne pronesi private

Dokumentacioni i nevojshem per regjistrim i paraqitur nga Agjencia Rajonale e ALUIZNI-t do te jete Leja e Legalizimit te objektit Gen-Plani i objektit i hartuar si Plan-Rilevimi Fragment i ortofotos te objektit te legalizuar qe konfirmon ekzistencen e objektit para dates se kryerjes te fotografimit ajror Planimetria e kateve te objektit te legalizuar. Cdo dokument tjeter teknik qe sherben per percaktimin e sakte te pasurise se legalizuar. Per shtesat anesore planimetria duhet te jepet per te gjithe objektin dhe te shenohet qarte pjesa e legalizuar Regjistri i parceles ndertimore Kartela e regjistrimit e pasurise se legalizuar HTR-ja e perditesuar azhornuar per te gjithe zonen informate Me paraqitjen e ketij dokumentacioni prane Zyres Vendore per nje pasuri te caktuar ne fillim do te identifikohet kartela perkatese.

Rasti IV
Zona kadastrale nuk eshte ne sistemin e ri te regjistrimit
Ndertimi informal eshte ngritur mbi nje truall ne pronesi te poseduesit te ndertimit pa leje te regjistruar ne regjistrin hipotekor. Dokumentacioni i nevojshem per regjistrim i paraqitur nga Agjencia Rajonale e ALUIZNI-t do te jete Leja e Legalizimit te objektit Gen-Plani i objektit i hartuar si Plan-Rilevimi Fragment i ortofotos te objektit te legalizuar qe konfirmon ekzistencen e objektit para dates se kryerjes te fotografimit ajror Planimetria e kateve te objektit te legalizuar. Cdo dokument tjeter teknik qe sherben per percaktimin e sakte te pasurise se legalizuar. Per shtesat anesore planimetria duhet te jepet per te gjithe objektin dhe te shenohet qarte pjesa e legalizuar Regjistri i parceles ndertimore Kartela e regjistrimit e pasurise se legalizuar HTR-ja e perditesuar azhornuar per te gjithe zonen informate. Me paraqitjen e ketij dokumentacioni prane Zyres Vendore per nje pasuri te caktuar ne fillim do te identifikohet regjistri hipotekor ku eshte regjistruar pasuria

4 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›