E Diel, 1 Nëntor 2026

Para tryezës së Topit, Rama: Nesër konsultime në Strasburg

Pak ditë para tryezës së dialogut tek Presidenti Topi, një delegacion i PS-së do të zhvillojë konsulta në Strasburg.
Kryetari i Partisë Socialiste , Edi Rama deklaroi se ditën e nesërme do të zhvillojë konsulta me anëtarë të Partisë Socialiste Evropiane për mënyrën e zgjidhjes së krizës politike. "Nesër së bashkë më disa kolegë do të jem në Strasburg për një ditë komunikimi intensiv me miqtë e Partisë Socialiste Evropiane më të cilët jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe janë të angazhuar për kontribut në zgjiedhjen e kësaj krize", u shpreh Rama. Në një prononcim për mediat, Rama pohoi se është njoftuar ditën e djeshme nga Presidenti Topi për tryezën e së shtunës. "Dje u njoftova nga Presidenti për tryezën. Vlerësoj këtë moment si shprehje e progresit të bërë në një përpjekje që tashmë nuk është vetëm e PS-së, por edhe e partnerëve ndërkombëtarë për të zgjidhur një krizë që thellohet dita ditës me implikime të rënda në të gjitha fushat e jetës së vendit", shtoi ai.
Kryesocialisti Rama nënvizoi gjithashtu se PS do të vijojë komunikimin me aleatët e frontit opozitar në përpjekje për zgjidhjen e krizës. "E shoh të rëndëishme të theksoj se vazhdimi i komunikimit me aleatët tanë të fronit opozitar është pjesë e këtij procesi në përgatitjen jo vetëm të tryezës të dialogut, për edhe hapave që parashohim si pjesë e kontributit për zgjidhjen e krizës", theksoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›