Paraburgim për të arrestuarit në operacionin “Monstër”

Gjykata Penale në Shkup ndaj shumicës së të arrestuarve në operacionin “Monstër” ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Avokatët mbrojtës thanë se ndaj 17 të arrestuarve është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndaj tre femrave masa e paraburgimit 48 orë dhe gruaja 60 vjeçare nga Hotla e Likovës është lënë e lirë.
Një pjesë të arrestuarve menjëherë janë dërguar nëpër makinat dhe transportuesit e MPB-së, për ti transportuar drejt burgut të Shutkës.
Avokatët mbrojtës theksuan se janë në pritje të vendimit të gjykatësve hetues lidhur shqiptimin e masës së paraburgimit dhe hollësi të tjera mbi rastin.