SHBA publikohen shenimet e Osama bin Ladenit
Pritet që Shtetet e Bashkuara do të publikojnë shënime dhe letra të Osama bin Ladenit, që deri tani ishin sekrete.
Në një vjetorin e vrasjes së bin Ladenit nga forcat e Shteteve të Bashkuara në Pakistan, shefi për kundër-terrorizëm i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Brenan, thotë se disa dokumente të fshehta do të publikohen në Internet, ditën e enjte, nga Qendra për Luftimin e Terrorizmit e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.
Forcat speciale amerikane i kishin konfiskuar këto materiale më 2 maj të vitit 2011, kur e kishin vrarë liderin terrorist të Al-Kaidës, në ndërhyrjen në shtëpinë e tij në Abotabad të Pakistanit.
Në këto materiale thuhet se përfshihet korrespondenca ndërmjet liderit terrorist dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt dhe ditari i tij i shkruar me dorë.
Bin Ladeni iu ka shmangur zënies pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 nga Shtetet e Bashkuara, duke mos përdorur komunikime elektronike, por duke u mbështetur në postierë për dërgimin e mesazheve.