E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parada shqiptare “Rrënjët e zemrës” në Asti të Italisë

TIRANË, 22 shtator/ATSH/- Në qytetin Asti të Italisë, ASSO Albania Piemonte dhe Qendra Kulturore “Margarita Xhepa” organizuan gjatë kësaj fundjave paradën e tretë me këngë dhe valle popullore nga të gjitha zonat e Shqipërisë me titullin “Rrënjët e zemrës”.

Në këtë manifestim madhështor morën pjesë dhjetëra organizata kulturore, artistike dhe arsimore të shkollave shqipe në Itali, në mesin e së cilave edhe Shoqata Kulturore “Zëri Atdheut”, që vepron në qytetin Montebelluna.

Me iniciativën e shoqatës “Zëri Atdheut” është bërë përkthimi në italisht i romanit “Eskadronët e vdekjes”, i autorit Bardhyl Mahmuti ku rreth 1000 kopjet e botimit të parë janë shpërndarë falas.

Në këtë paradë kuqezi në rrugët e qytetit italian, morën pjesë grupet folklorike nga zona të ndryshme të Shqipërisë si dhe shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në qytete të tjera të Italisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›