Fyle: Ky vit i rëndësishëm për integrimin për Ballkanin

Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian Stefan Fyle ka paraqitur sot në komisionin e jashtëm të Parlamentit Europian progres raportin për vendet që aspirojnë të bëhën anëtare të Bashkimit Europian mes të cilave edhe Shqipëria.
Në fjalën e tij Fyle ka theksuar se ky vit është me rëndësi për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Ai ka theksuar se shumë vende kanë bërë reforma në administratën publike ndërsa ka inkurajuar disa vende të zgjidhin problemet që pengojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Duke iu referuar kërkesës së Kroacisë për marrjen e statusit kandidat, eurokomisioneri Fyle theksoi se ky shtet tashmë duhet të vijojë përgatitjet. Sipas tij Komisioni Europian do të vijojë më pas me monitorimin për sa i përket angazhimit të Kroacisë për procesin e integrimit.
Gjithashtu eurokomisioneri Fyle ka propozuar gjithashtu hapjen e bisedimeve mes Malit të Zi dhe Bashkimit Europian.