Parajsa "Maldives" rrezikon të mbulohet nga uji i oqeanit
Ndryshimi i klimës po jep shenjat e para, ku në vitet e ardhshme shumë vende do të zhduken nga hartat e sotme të njerëzimit. Ishujt Maldives, një parajsë e vertetë e përbërë nga 1 192 ishuj, nga dita në ditë po humbet nën ujrat e kaltëra të detit.
Simbas studimeve të shkencarëve një arsye është ndryshimi i klimës nga nxehja e tepërt e rruzullit tokësor. Në 20 vitet e ardhshme ky ishull do të jetë vetëm një kujtim fotografik, pasi do të përmbytet nga Oqeani Indian.
Niveli më i lartë i tokës, 2 metra mbi nivelin e detit, nuk i lë asnjë mundësi 385 000 banorëve të jenë të qetë, pasi rruga e asfaltuar në Mantuvari, paralel me bregun, është mbuluar nga uji i detit, ndërsa ndertesat përqark bregdetit janë gati për t’u shëmbur. 80 për qind e sipërfaqes së ishullit ndodhet sot 1 metër nën nivelin e ujit. Një problem për ishullin mbetet edhe energjia elektrike.