E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paralajmerime serioze per sulme terroriste ne Gjermani

Ministri i Puneve te Brendshme Thomas de Maiziere tha gjate nje konference urgjente shtypi te thirrur me 17.11. ne Berlin se te dhenat qe fillimisht ishin te karakterit te pergjithshem tani jane konkretizuar.

Te nderuar zonja dhe zoterinj kemi shkaqe per tu shqetesuar por jo per histeri. Ministri i Brendshem gjerman Thomas de Maiziere nuk ishte shprehur kurre me pare me fjale kaq te qarta ne lidhje me rrezikun e akteve terroriste ne Gjermani.

Nga jashte ka te dhena se nga fundi i nentorit ne Gjermani planifikohet nje sulm terrorist. Kjo e dhene perputhet edhe me te dhenat me te fundit te organeve gjermane te sigurise.

Masa e madhe e perkimeve kohore dhe permbajtesore me gjendjen e deritanishme te informacioneve e kane ndryshuar gjendjen. - tha ministri de Maiziere duke sqaruar se te dhenat bazohen ne gjurme dhe te dhena hetimore konkrete.

Bildunterschrift Shtohen masat e sigurise ne vendet publike.

Ministri i Brendshem gjerman Thomas de Maiziere tha se i ka kerkuar policise federale qe per shkak te gjendjes aktuale te shtoje kontrollet ne aeroporte dhe neper stacionet e trenave.

Paralelisht me keto masa policite e landeve kane perforcuar mbrotjen e objekteve qe mendohet se mund te jene objektiva te goditjeve.

Qytetaret dhe qytetaret do ti shohin me syte e tyre keto masa por krahas tyre ka edhe nje sere masash qe ata nuk mud ti shohin - tha ministri i Brendshem gjerman Thomas de Maiziere.

Sikurse edhe dy jave me pare ministri de Meziere u beri thirrje qytetareve qe te jene vigjilente te kujdesshem dhe qe ne rast se shikojne objekte te dyshimta te njoftojne menjehere policine.

Gjermania ne kooperim te ngushte me partneret e saj do te shtoje kontrollet edhe ne kufijte e jashtem te Gjermanise tha ministri i Brendshem gjerman Thomas de Maiziere. Kjo do te thote qe atentatoret e mundshem ndodhen aktualisht jashte Gjermanise.

Autor Peter Sttzle/Pandeli Pani

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›