E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paralajmërimi i Gentës

Genta Ismajli, e cila në muajin dhjetor pati publikuar këngën më të re të saj, me titull “E kam provuar”, tashmë ka finalizuar një projekt tjetër.

Bëhet fjalë për videoklipin e baladës “E kam provuar”, një kompozim i Virusit me tekst të Arsim Bunjakut. Këngëtarja ka paralajmëruar publikimin e videos për këtë të shtunë, më 23 shkurt, në kanalin e saj zyrtar në You Tube.

Kjo është vlerësuar si një ndër këngët më të dhimbshme kënduar dashurisë nga Genta, e cila zyrtarisht vazhdon të jetë beqare, që nga ndarja me Milot Binakun. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›