E Diel, 1 Nëntor 2026

Paralajmëroi se do kryejë krim në një shkollë, arrestohet i riu

Paralajmëroi se do kryejë krim në një shkollë,

Një i ri nga Bihaqi, qytet në Bosnje e Hercegovinë, i cili postoi një mesazh në rrjetet sociale se si po përgatitej të kryente një krim në një shkollë të mesme në atë qytet, është arrestuar të enjten.

Kreu i Policisë, Jusuf Meshiq në një deklaratë për mediat tha se i mituri kishte postuar në rrjetet sociale një mesazh kërcënues ku parlajmëronte një sulm në shkollën e mesme në Bihaq, ku i riu ishte student.

Gjithashtu ai theksoi se policia ka shtuar vëzhgimin edhe në shkollat e tjera të vendit.

Ky mesazh i të miturit ka ardhur vetëm një ditë pas ngjarjes së rëndë të shënuar në Serbi, ku një 14-vjeçar vrau me armën e të atit rojen e shkollës dhe tetë nxënës. Gjithashtu mbeti e plagosur zysha e historisë dhe 15 nxënës të tjerë.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›