E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Paralajmëruan grevë urie, Rama u përgjigjet pedagogëve: Foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë nuk i shërbejnë

Paralajmërimit të Përfaqësuesit të Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi për grevë urie në rast se qeveria nuk plotësonte kërkesat e pedagogëve, iu është përgjigjur Kryeministri Edi Rama. Ky i fundit teksa i referohet Kovaçit si “shiksi i non gratës”, deklaron se grevë urie bëjnë vetëm njerëzit pa fe e pa atdhe që nuk iu shërbejnë as Shqipërisë e as shqiptarëve.

“Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë”, shkruan Rama në rrjetin social Twitter.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›