E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parandalohet arratisja me valixhe nga Burgu 325

Tentative e deshtuar per arratisjen nga burgu, duke u futur ne nje valixhe. Ngjarja ka ndodhur ne burgun 325 ne Tirane dhe protagonist ka qene 18-vjeçari, Samet Habilaj.

Ai kishte hyrë në valixhen e rrobave të një personi që mbaroi dënimin, me qëllim që të dilte jashtë qelive në mënyrë të fshehtë.

Pak orë pas mesditës së djeshme, personeli i Burgut 325 ka marrë masat për lirimin e shtetasit Rajmond Koldeda, 21 vjeç, i cili kishte përfunduar dënimin. Sipas Policisë, Koldeda dje ka pasur orët e fundit të dënimit për vjedhje të dhënë ndaj tij nga gjykata. Personeli i burgut disa orë para afatit të lirimit, e ka njoftuar 21-vjeçarin se duhej të bëhej gati për të lënë qelitë. Pak kohë më pas, gardianët kanë shkuar për ta shoqëruar të dënuarin të cilin te porta e 325-s po e prisnin edhe familjarët e tij.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, 21-vjeçari ka dalë nga qelia me dy valixhe dhe një çantë dhe pasi ka përshkruar disa metra në korridor, ka ndeshur ne brezin e parë të kontrollit. Pas verifikimit fizik që i është bërë Rajmond Koldedës, ai është lejuar të kalojë.

Më pas janë verifikuar me radhë çantat. Gardianët e regjimit të brendshëm kanë konstatuar fillimisht peshë të madhe në një nga valixhet dhe më pas kanë vendosur ta hapin atë. Rreth orës 18:00, pas hapjes së valixhes dhe verifikimit të përmbajtjes, në të është gjetur një 18-vjeçar, i akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Policët kanë izoluar të riun e gjetur në valixhe dhe kanë kthyer menjëherë mbrapsht edhe personin që do të lirohej. (PANORAMA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›