E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parandalohet nje atentat ndaj Barak Obames ne Turqi

Parandalohet nje atentat ndaj presidentit amerikan Barak Obama ne Turqi. Nje nga gazetat me te njohura saudite ka shkruar se policia Turke ka arrestuar nje shtetas me origjine Siriane , i cili po plafikonte nje atentat me synim eliminimin fizik te presidentit Amerikan. Nga te dhenat qe jep gazeta e njohur Al-Vatan , personi i arrestuar kishte nje dokument identifikimi si gazetar i televizionit te njohur Arab , Al Xhazira. Madje sipas gazetes vete personi ne fjale pas arrestimit pranoi se ai donte te vriste Obamen gjate samiti per bashkejetesen e qyteterimeve qe eshte parashikuar te mbahet diten e marte. Tashme autoritete turke kane hapur menjehere hetimet, per marre vesh nese i dyshuari , ishte ne te vertete gazetar i televizonit arab apo jo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›