E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serisht vrasje ne Gjermani

Dy persona jane vrare ndersa disa te tjere jane plagosur kur nje person i armatosur hapi zjarr rreth ores 10 15 te mengjesit ne Gjykaten e Landshutit ne Bavari. Landshut eshte nje qytet me 62 mije banore dhe ndodhet ne pjesen jugore te bavarise. Policia beri te ditur se nje burre i armatosur rreth te 60tave hapi zjarr ne salla te ndryshme te gjykates. Para se te hapte zjarr personi ne fjale po ndiqte nje çeshtje gjyqesore trashegimie. Informacionet e para te policise thone se midis te vrareve ndodhet edhe vete autori i gjakderdhjes. Personi i armatosur thuhet te jete nje burre nga Dingholfing. Episode te tilla dhune ne Gjermani jane bere te shpeshta. Rreth nje muaj me pare ne Winenden nje adoleshent i armatosur u mori jeten 16 nxenesve te nje shkolle ne kete qytet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›