Parandalohet një vrasje në Elbasan, agresorët në pranga

Policia bëri me dije se vrasja u parandalua në lagjen “5 Maji” të qytetit, ku forcat e rendit ndërhynë në kohë.
Në kushtet e flagrancës u arrestuan Astrit Qosja, 32-vjeç, si dhe Sinodhinos Josifi, 41-vjeç, që të dy banues në lagjen “Shënkoll”.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri–tjetrin, për motive pronësie kanë tentuar të vrasin me armë pushkë, shtetasin F.B, 48-vjeç, banues në lagjen “Shënkoll”.
Gjithashtu, gjatë shoqërimit, për në Komisariatin Policisë Elbasan, të dy autorëve, kanë kundërshtuar, fyer e goditur punonjësit e patrullës së përgjithshme, efektiv të Komisariatit të Policisë Elbasan. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma pushkë. Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. /Start/
2012-08-22 10:03