Mirditë, gjenden fëmijët “aventurier”

Bëhet fjalë për dy vëllezër nga Mirdita, të cilat u larguan një ditë më parë nga banesa duke alarmuar familjarët.
Policia tha se dy fëmijët u gjetën në qytetin e Burrelit nga një i afërm i tyre. Policia u vu në kërkim të tyre, dhe i gjeti sot rreth orës 10:00 në një lokal duke pirë pije të ndryshme. Kaq ka mjaftuar aventura e tyre, të cilët sot do të kthehen në familjeve me gjithë gabimin e bërë.
Mirditë, humbasin dy fëmijë
Dy fëmijë kanë humbur që prej ditës së djeshme në fshatin Lufaj të Mirditës. Bëhet fjalë për fëmijët Renato Loci, 13-vjeç dhe Sergio Loci, 11 vjeç. Ata kanë dalë për të kullotur bagëtitë dhe nuk janë kthyer më në banesën e tyre.
“Me date 21. 08. 2012, rreth orës 03.00, jemi njoftuar nga Salla Operative Mirdite, se në fshatin Lufaj të Komunës Selitë të rrethit Mirditë, që me date 20. 08. 2012, rreth orës 11.00 janë larguar nga shtëpia dy fëmijë të mitur të quajtur Roland Mirash Loci 13 vjeç dhe Sergio Mirash Loci 11 vjeç banues në këtë fshat dhe nuk janë kthyer në banesë”, bëri me dije policia lokale.
Policia ka shkuar në banesën e shtetasi Mirash Mark Loci, ku është konstatuar se në banesën mungonin 1 milion lekë të vjetra, të cilat dyshohet se janë marrë nga fëmijët. Ende nuk dihet vendndodhja e tyre, por dyshohet paraprakisht se ata mund të kenë shkuar në Kosovë. /Start/
2012-08-21 11:01