E Diel, 1 Nëntor 2026

Paraqitet në SPAK zv.kryeministrja Balluku

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur pasditen e sotme në SPAK, e shoqëruar nga mbrojtësja e saj ligjore dhe këshilltari për mediat Florion Seriani.

Ajo nuk ka pranuar ti përgjigjet pyetjeve të gazetarëve të pranishëm ndërsa pritet dalja e saj nga Prokuroria e Posaçme për të mësuar më shumë mbi arsyet e thirrjes.

SPAK nuk ka dhënë asnjë detaj për këtë çështje, por gjatë seancës së të enjtes së kaluar, ku kreu Altin Dumani raportoi në Parlament, pranoi se zv.kryeministrja është në hetim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›