E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, 10 qershor 2024

TIRANË, 10 qershor/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.

Parashikohet mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit. Prezencë e grimcave të pluhurit dhe rërës në ajër.

Era pritet të fryjë me drejtim jugperëndim –  juglindje me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina në orët e mesditës era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 8-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/34 Diell
Kukës 19/33 Diell
Lezhë 21/34 Diell
Dibër 19/32 Diell
Durrës 20/36 Diell
Tiranë 24/37 Diell
Elbasan 23/37 Diell
Berat 20/37 Diell
Vlorë 22/35 Diell
Korçë 19/34 Diell
Gjirokastër 19/36 Diell
Sarandë 22/35 Diell

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›