E Hënë, 2 Nëntor 2026

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit nga orët e para të ditës deri në orët e pasdites vonë.

Më pas shtim gradual të vranësirave mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era pritet të fitojëshpejtësi deri 12 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›