E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e diel, 13 tetor

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dita e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore (depërtimi i pazakontë i Anticiklonit Afrikan).

Në këtë mënyrë moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira kalimtare, të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore dhe kryesisht në orët e para të mëngjesit dhe në mbrëmje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-3 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi 4-7 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/26 Diell pak re
Kukës 11/25 Diell pak re
Lezhë 14/25 Diell pak re
Dibër 9/24 Diell pak re
Durrës 14/27 Diell pak re
Tiranë 16/27 Diell pak re
Elbasan 12/27 Diell pak re
Berat 13/28 Diell pak re
Vlorë 12/27 Diell pak re
Korçë 12/24 Diell pak re
Gjirokastër 13/27 Diell pak re
Sarandë 17/26 Diell pak re

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›