E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e diel, 23 qershor 2024

TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të nxehta falë thyerjes së lehtë që pritet të ketë  aktiviteti  i Anticiklonit Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por pa përjashtuar vranësirat mesatare e në relievet malore hera-herës të dendura nga orët e mesditës si dhe sasi të lartë të pluhurit me origjinë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut.

Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina dhe relievet e larta malore në orët e mesditës era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 10-12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/36 Diell re
Kukës 21/34 Diell re
Lezhë 20/35 Diell re
Dibër 19/33 Diell re
Durrës 19/35 Diell
Tiranë 21/37 Diell
Elbasan 22/36 Diell re
Berat 20/36 Diell re
Vlorë 22/36 Diell
Korçë 19/31 Diell re
Gjirokastër 17/36 Diell
Sarandë 22/31 Diell

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›