Parashikimi i motit, e diel, 30 mars 2025

TIRANË, 30 mars/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh kryesisht përgjatë vijës bregdetare e vranësira mesatare deri të dendura nga orët e mesditës.
Vranësirat nga orët e mesditës dot shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurta shoqëruash hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Pas orëve të mesditësreshjet bëhen me intensitet të ulët e të karakterit lokal deri në ndërprerjen graduale të tyra.
Nga orët e pasdites reshjet parashikohen me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit përgjatë Ultësirës Perëndimore me intensitet lokalisht deri mesatar. Nga orët e mbrëmjes ndërprerje graduale e reshjeve.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës fiton shpejtësi 8-10 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 6/19 | Diell re shi |
| Kukës | 4/14 | Diell re shi |
| Lezhë | 8/20 | Diell re shi |
| Dibër | 4/15 | Diell re shi |
| Durrës | 8/20 | Diell re shi |
| Tiranë | 10/20 | Diell re shi |
| Elbasan | 8/19 | Diell re shi |
| Berat | 9/19 | Diell re shi |
| Vlorë | 9/20 | Re shi diell |
| Korçë | 4/10 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 7/17 | Re shi diell |
| Sarandë | 8/18 | Re shi diell |