E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e enjte, 5 shtator

TIRANË, 5 shtator /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, më pas me alternime të herëpasherëshme vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit kryesisht përgjatë relieveve malore.

Në intervale të shkurtra kohore në lindje reshjet e shiut do të jenë në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 7-14 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/35 Diell re
Kukës 15/33 Diell re  shi
Lezhë 19/34 Diell re
Dibër 15/33 Diell re shi
Durrës 20/34 Diell re
Tiranë 21/35 Diell re pak shi
Elbasan 19/34 Diell re shi
Berat 20/35 Diell re
Vlorë 19/34 Diell re
Korçë 15/30 Diell re shi
Gjirokastër 17/34 Diell re
Sarandë 19/34 Diell re

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›