E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e enjte, 8 gusht 2024

TIRANE, 8 gusht/ATSH/ Shërbimi meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet malore në verilindje e juglindje alternime vranësirash deri mesatar. Vranësirat në relievet e larta malore të vendit në orët e mesditës deri pasdite do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi  6-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 25/38 Diell re shi
Kukës 18/34 Diell re shi
Lezhë 25/37 Diell pak re
Dibër 19/36 Diell re shi
Durrës 23/36 Diell pak re
Tiranë 24/37 Diell pak re
Elbasan 24/38 Diell pak re
Berat 18/38 Diell pak re
Vlorë 22/37 Diell pak re
Korcë 20/33 Diell re shi
Gjirokastër 17/38 Diell pak re
Sarandë 22/35 Diell

 

                                                                       

          

                         

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›