Zjarr në Fushë-Krujë, AKMC: Helikopteri “Cougar” i FA-së, në ndihmë për shuarjen e flakëve

TIRANË, 8 gusht/ATSH/ Flakët e zjarrit kanë përfshirë sot një zonë pyjore me pisha në fshatin Halilaj, Njësia Administrative Fushë-Krujë.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi se pas marrjes së njoftimit nga bashkia Krujë për vatrën e zjarrit, u angazhuan menjëherë strukturat operacionale të mbrojtjes civile si në nivel vendor, ashtu edhe në atë qendror.
Strukturat e bashkisë Krujë, Administrata e Zonave të Mbrojtura u mobilizuan për të menaxhuar situatën.
Në mbështetje të bashkisë, u angazhua dhe helikopteri “Cougar” i Forcave të Armatosura për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.
AKMC iu bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në këto temperatura të larta dhe të lajmërojnë në kohë për çdo vatër zjarri.
1 nga 4/k.s/r.e/a.f/