E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e hënë, 3 qershor 2024

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje. Në relievet malore reshje shiu afatshkurtra dhe të dobta dhe lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në relievet kodrinore të vendit në orët e mëngjesit dhe mesditës shi i dobët afatshkurtër dhe lokal. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 6-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/29 Diell re shi
Kukës 17/26 Diell re shi
Lezhë 18/28 Diell re shi
Dibër 14/26 Diell re shi
Durrës 20/30 Diell re
Tiranë 21/29 Diell re shi
Elbasan 20/31 Diell re shi
Berat 18/32 Diell re shi
Vlorë 19/30 Diell re
Korcë 18/26 Diell re shi
Gjirokastër 14/31 Diell re shi
Sarandë 19/30 Diell re

 

                                                                       

           

                          

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›