E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e martë, 15 tetor 2024

TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të ngrohta dhe të thata si rezultat i veprimtarisë së Anticiklonit Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare. Mjegullinë dhe shikim i redukutar në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugor dhe lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/25 Diell
Kukës 11/21 Diell
Lezhë 15/24 Diell
Dibër 9/22 Diell
Durrës 15/26 Diell
Tiranë 15/26 Diell
Elbasan 14/28 Diell
Berat 13/27 Diell
Vlorë 14/26 Diell
Korcë 9/23 Diell
Gjirokastër 9/28 Diell
Sarandë 14/26 Diell

 

                                                                       

           

                          

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›