E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e martë, 4 qershor

TIRANË, 4 qershor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira mesatare kalimtare të larta transparente nga orët e mesditës përgjatë Ultësirës Perëndimore në relievet kodrinore të saj.

Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim perëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë jugor e lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/26 Diell
Kukës 16/27 Diell re
Lezhë 18/26 Diell re
Dibër 15/25 Diell re
Durrës 18/29 Diell
Tiranë 20/27 Diell
Elbasan 18/29 Diell re
Berat 19/29 Diell re
Vlorë 17/27 Diell
Korçë 16/28 Diell
Gjirokastër 17/30 Diell re
Sarandë 18/27 Diell

                      

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›