E Enjte, 5 Nëntor 2026

SLLOVAKI – Fico akuzon kundërshtarët për nxitjen e urrejtjes që çoi në atentatin kundër tij

BRATISLAVË, 5 qershor /ATSH-AFP/ – Kryeministri sllovak Robert Fico akuzoi kundërshtarët e tij për nxitjen e urrejtjes që çoi në atentatin e dështuar, në fjalimin e tij të parë që nga sulmi.

Në dukje i qetë, por duke vendosur pauza të gjata gjatë fjalimit të tij të regjistruar në një video të postuar në faqen e tij në Facebook, Fico, 59 vjeç, njoftoi se ”ishte gati të kthehej në punë këtë muaj”.

”Nuk kam urrejtje ndaj atij që më qëlloi. Unë e fal atë dhe e lë të mendojë se çfarë bëri dhe pse e bëri atë”, shtoi ai.

Megjithatë, sipas kreut të qeverisë, vrasësi nuk ishte ”një i çmendur”, por dikush që ishte bërë ”lajmëtar i së keqes dhe urrejtjes politike i mbështetur nga opozita sllovake”.

Fico u godit nga katër plumba të shkrepura në distancë më 15 maj, ndërsa ai përshëndeste mbështetësit e tij pas një takimi të qeverisë në qytetin Handlova./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›