E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e martë, 5 nëntor 2024

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit anticiklonar si dhe i masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në pjesën e parë të ditës kryesisht në relievet malore të territorit. Mjegull e dendur, mjegullinë në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim verilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimor dhe zonat luginore kryesisht në pjesën e parë të ditës era hera-herës fiton shpejtësi 10-12 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/20 Diell
Kukës 2/15 Diell
Lezhë 12/19 Diell
Dibër 1/16 Diell
Durrës 8/25 Diell
Tiranë 9/23 Diell
Elbasan 8/23 Diell
Berat 5/24 Diell
Vlorë 9/21 Diell pak re
Korçë 4/14 Diell pak re
Gjirokastër 3/23 Diell pak re
Sarandë 10/22 Diell

                           

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›