E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e mërkurë, 12 qershor 2024

TIRANË, 12 qershor/ATSH/  Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht nga orët e mesditës dhe pjesërisht pasdite. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit. Prezencë e grimcave të pluhurit afrikan në ajër.

Era pritet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina në orët e mesditës era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/32 Diell pak re
Kukës 18/33 Diell pak re
Lezhë 19/30 Diell pak re
Dibër 16/32 Diell pak re
Durrës 19/34 Diell pak re
Tiranë 19/33 Diell pak re
Elbasan 18/34 Diell pak re
Berat 13/35 Diell pak re
Vlorë 24/35 Diell pak re
Korcë 20/31 Diell pak re
Gjirokastër 16/34 Diell pak re
Sarandë 21/32 Diell pak re

 

                                                                       

           

                          

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›