E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e premte, 11 tetor 2024

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si pasojë e masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura  si dhe alternime kthjellimesh kryesisht pas orëve të mesditës. Ndërsa pas orëve të mesditës vranësirat deri të dendura izolohen në juglindje ndërsa pjesa tjetër mot kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në veriperëndim e pjesërisht në qendër reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar deri të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor dhe intensitet duke u bërë reshje shiu lokale kryesisht në relievet malore të territori. Mjegullinë dhe shikim i redukutar në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, pas orëve të mesditës era ndërron drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/25 Re shi diell
Kukës 14/24 Diell re shi
Lezhë 17/25 Re shi diell
Dibër 13/24 Dielll re shi
Durrës 20/26 Re shi diell
Tiranë 21/27 Diell re shi
Elbasan 18/26 Diell re shi
Berat 20/27 Diell re shi
Vlorë 17/26 Diell re shi
Korcë 12/23 Diell re shi
Gjirokastër 13/28 Diell re shi
Sarandë 17/25 Diell re shi

 

                                                                       

           

                          

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›