E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e premte, 13 dhjetor 2024

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti, në orët e para të ditës parashikohet me vranësira kryesisht në relievet malore në veri dhe lindje të territorit. Sipas parashikimeve, më pas do të mbizotërojë moti i kthjellët në të gjithë territorin pothuajse gjatë gjithë ditës. Mjegull e dendur lokale / mjegullinë  kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era parashikohet të fryjë e lehtë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare deri në 5m/sek,  ndërsa valëzimi në dete do të jetë i ulët i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/15 Re diell
Kukës -1/10 Re diell
Lezhë 6/15 Diell
Dibër 1/10 Re diell
Durrës 7/18 Diell
Tiranë 6/17 Diell
Elbasan 5/16 Re diell
Berat 4/17 Diell
Vlorë 5/16 Diell
Korçë -1/9 Re diell
Gjirokastër 2/15 Diell
Sarandë 5/17 Diell

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›